Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durrës-Plazh,Shitet Apartament Cilësor,tip 2+1,ballkon,kat 7,pallat ri 8-kat,sip.81m², Cmim 84'000€, buzë rr.Pavarsia, 200m nga deti, tek rrugica Leoni e Koja/përball Hotel Durrah/ Metropolis/Florida















    Shitet: Apartament i tipit 2+1, ballkon, banjo,sip.81m2 neto, kati 7-të banim, në një Pallat të Ri, 8-katësh, i vitit 2004-2005, në linjën e parë buzë rrugës "Pavarsia" SH4, përball rrugicës që të çon në det "Leoni dhe Koja" ose përball Hotel "Durrah" e "Metropolis" apo "Florida", 200m nga bregu detit (tek hotel "Adriatik" e Restorant "Palmas"), si dhe 20-minuta në këmbë(2-km) buzë detit/shëtitores deri tek rreth rrutullimi/Ura e Dajlanit, fillimi i Plazhit të Durrësit.
    Zona dhe Pallati. Zona e plazhit "Iliria" e "Adriatik", është një ndër zonat më të njohura dhe me të mira, e më të preferuara të plazhit të Durrsit. Zona është me infrastrukture të ribërë komplet(rrugë, trotuare, ndriçim, kanalizimet e ujrave të zeza etj), përfshirë këtu edhe shëtitoren buzë detit, pistën e njohur Iliria që të futë në detë, një zonë e qetë, e gjelbëruar, me bregdet dhe ujë të pastër etj. Në këtë zonë ka disa resorte prestigjoze të plazhit si; "Kompleksi Florida" me një sipërfaqe të madhe dhe gjelbërim të plotë, kompleksi "Hotel Metropolis Palace", "Hotel e Kompleksi Durrah", "Hotel Iliria Internacional", "Adriatik", "Hotel Vila Misiri", "Vila Mare", "Hotel Vala", "Hotel Alion", Hotel "Antalya", Hotel "Gemany"...etj.
    Pallati, gjendet në linjën e parë buzë rrugës kryesore "Pavarsia/SH4" që lidhë gjithë Plazhin e Durrësit nga Ura Dajlanit deri tek Plepat/Shkëmbi Kavajës, si dhe në linjen e tretë nga deti, nëpërmjet rrugicës "Leoni dhe Koja" deri tek shëtitorja buzë-detit, sapo kalon rrugën "Venecia" ngjitur me hotel "Durrah" pranë restorant "Palmas" e "Porta e Detit",200m nga aksi i rrugës kryesore të plazhit, rr."Pavarsia". Pozicioni/shtrirja e pallatit është nga veri-lindja dhe jug-perëndimi/rruga"Pavarsia" krahu detit. Pallat i Ri ndërtim i viteve 2004-2005, me 8-kate mbi tokë(2-katet e para mbi toke dhe kati ±1 sipërfaqe tregtare, ndërsa 6-kate banim, ku i fundit papafingo banim. Pallati, me 1-hyrje(shkallë) ashensor, në holli, e çdo kati ka 5-apartamente. Mikro-zona ku gjendet pallati është e sisitemuar, me shumë fasilitete dhe 200m afër rërës-detit. Pallati, nuk ka patur asnjë probleme soliditeti dhe konstruktioni nga termeti i 26-Nëntorit 2019.
    Apartamet: tipit 2+1 me sipërfaqe neto, në Çertifikatën Pronësisë 80.5m2,(bruto 92m2) me 1-banjo me para-banjo, një/1-ballkon, 2-dhoma gjumi(një normale dhe një pak më të vogël) dhe pjesa ndënjes/sogiorno me kuzhinën, e bollshme dhe me shumë drite e pamje relaksuese, në katin e 7-të nga toka (5-tërti banim). Apartamenti është me shumë pamje ku një pjesë shikon nga deti(jug-perëndimi), me dritë të bollshëme. Apartamenti është me planimetri funksionale, i rehatshëm në shfrytëzim, me kuzhinë dhe pjesën e ndënjes të kompletuar, banjo funksionale dhe dhomat e gjumit të mobiluara. Me dalje në një ballkon nga pjesa e ndënjes/sogiornos, nga i cili duket edhe një pjesë e detit dhe qytetit të Durrësit, njëkohësisht është i mbyllur me vetrata dhe mund të shërbej edhe si hapsirë për gatim e ngrënie dhe ndënje. Të gjitha pjesët e apartamentit janë me dritë dhe ajrosje natyrale, përveç një dhome gjumit, pak më të vogël. Apartament, mjaft i mirë-mbajtur, kuruar me shumë shije dhe kompletuar me të gjitha mobiljet dhe paisjet elktro-shtëpiake.
    Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të lyera me ngjyra të hapura,si dhe tavanet bardha.
    Dyshemeja:e gjithe apartamentit është e shtruar me parket mjaft cilësor, me ngjyrë bezhë të hapur.
    Dyert e brendshme: prej druri, ngjyrë bardhë, ndërsa dritaret, dyert e ballkonit me vetrata dopio xham, grila plastike ngjyrë gri e errët.
    Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti është përdorur nga pronarët/të zotët për pushime verore, në pak vite dhe aktualisht është i destinuar për shitje.
    Dokumentacioni: Çertifikatë Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
    Çmimi Shitjes: Shitet me 84'000 euro ( € ), shitet i mobiluar dhe kompletuar, në gjëndjen që ndodhet aktualisht,
    Adresa: Plazhi Durrësit, në linjën e parë buzë rrugës kryesore "Pavarsia", SH4, ku fillon rrugica "Leoni dhe Koja" përball zonës plazhit "Iliria" dhe "Adriatik", 200m nga bregu detit(tek hotel "Durrah"/"Perandor Beach", si dhe 20-minuta në këmbë(2-km) buzë detit/shëtitores deri tek rreth rrotullimi/Ura e Dajlanit, nga ku fillon Plazhi Durrësit. adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    **********************************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    Stc.Unazës, pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme Tirane
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]
    kontaktoWhatsApp
Working...
X